‘Më tha më lëpij gishtat’/ Linda shokon sërish: Lumi më ka ngacmuar
Kjo javë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’ do të mbahet mend për debatet e përplasjet e forta mes banorëve. Mbrëmjen e djeshme ata janë mbledhur në një tavolinë të përbashkët në oborrin e shtëpisë dhe u vunë përballë pyetjeve të publikut që u shfaqën në një monitor të madh.
Pyetjet disi provokuese kanë shkaktuar debat dhe pak ‘rrëmujë’ mes banorëve, mes të cilëve përmendim Ganiun dhe Lumbardhin të cilët sollën në vëmendje përplasjen e disa ditëve më parë që degradoi në ofendime nga ana e Ganiut.
Lumbardhi nga ana tjetër pati një debat edhe me Lindën ku kjo e fundit e akuzoi se e ka ngacmuar seksualisht, deklarata të cilat banorja i ka përsëritur disa herë dhe janë bërë objekt diskutimi.
“Ti ke dashur të ma fusësh gishtin, kush je ti me më thënë mua ‘ma lëpij gishtin’. Veç burrit tim ia lëpij gishtat e krejt”, i është drejtuar Linda me tone të ashpra Lumbardhit, duke mos hezituar të mbrojë hapësirën e saj personale.
Shiko videon më poshtë: