Sat, Nov 30, 2024

Napoli shpall Luciano Spalletin “Qytetar Nderi”

  • PublishedDecember 1, 2023

Njeriu i cili solli “Scudetton” në Napoli pas 33 vitesh pritje tani do të nderohet dhe me një titull tjerët.

Luciano Spalleti prej datës 7 dhjetor do të jetë “Qytetar Nderi” i Napolit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit Gaetano Manfredi i cili në deklaratë për mediat ju përgjigj dhe “shigjetave” të hedhura nga presidenti i klubit De Laurentis.

De Laurentis deklaroi se kryebashkiaku juventin (Manfredi) do ti shiste stadiumin “Diego armando Maradona” do e kthente brenda 1 viti në stadiumin më të bukur të Italisë.

Deklarata e Gaetano Manfredit:

Ne jemi shumë të kënaqur që klubi dëshiron të investojë në stadium. Nëse ai paraqet një projekt konkret, me investime reale dhe me afate të besueshme, ne do ta vlerësojmë propozimin.

Janë dy kushte të rëndësishme,  duhet të jetë një stadium me karakteristikat për të pritur gara ndërkombëtare si Europianin dhe me dimensione që u mundësojnë napolitanëve të shkojnë në stadium.

Ne duhet të mbrojmë të drejtat e qytetarëve dhe tifozëve. Një stadium shumë i vogël dhe i shtrenjtë do të përjashtonte shumë nga mundësia për të ndjekur ndeshjet. Nëse propozimi është në interes të qytetarëve, do ta shikojmë.