‘Nëse do të kesh ndjenja, të pengon e kaluara e Alby-t?’, përgjigjet Lumi
Ditët e fundit në ‘Big Brother Vip Kosova’, përpos debateve e përplasjeve të ashpra ka patur edhe momente të bukura e ‘të ëmbla’, le të themi.
Të paktën këtë ‘shije’ na kanë lënë gjestet e dy prej banorëve, Lumbardhit dhe Albyt të cilët janë shfaqur më të afërt se kurrë, duke mos u kursyer para kamerave. E teksa shohin këto momente, publiku është bërë kurrioz të dijë më shumë për dyshen. Në darkën e djeshme të të nominuarve, publiku ka pyetur:
“Nëse do të fillosh të kesh ndjenja për Albyn, a do të pengonte e kaluara e saj që të krijosh lidhje?”, ka qenë pyetja drejtuar atij.
Lumbardhi ka pohuar duke se profesioni i saj si aktore e filmave për të rritur, nuk do të ishte aspak një pengesë për të krijuar lidhje.
“I vlerësoj njerëzit që kanë pasur një të kaluar të jashtëzakonshme dhe guxim për të bërë revolucion, është e drejta e secilës femër me bë diçka. Ne si meshkuj s’kemi të drejt me i paragjyku. E kaluara kurrë s’ka me pas për mua vlerë, ajo e ka ushqyer familjen e vet me atë punë”, ka thënë pos tjerash Lumbardhi.
Shiko videon më poshtë: