Raporti: Izraeli e dinte për sulmin e 7 tetorit, u tallën duke e quajtur “imagjinar”
Sipas gazetës New York Times, Izraeli mori planet luftarake të Hamasit për sulmin e 7 tetorit 1 vit para se të ndodhte, por sipas tyre zyrtarët e ushtrisë Izraelite nuk e morën parasysh duke e konsideruar si thjesht një plan “imagjinar” i pamundur për t’u realizuar.
Projekti prej 40 faqesh – i quajtur “Muri i Jerikos” nga zyrtarët izraelitë – përshkruante detaje të mëdha të sulmit që shkaktoj vdekjen e 1200 personave por nuk specifikonte një datë se kur do të fillonte një sulm i tillë, kjo pas zbulimit të dokumentave, emaileve dhe intervista të realizuara në lidhje me sulmin.
“Surprizojini ata përmes portës. Nëse e bëni këtë, sigurisht që do të mbizotëroni”, thuhet në krye të dokumentit – një citim nga Kurani që Hamasi e ka përsëritur gjerësisht që nga sulmi.
Vendndodhja dhe madhësia e forcave ushtarake izraelite, qendrave të komunikimit dhe informacioneve të tjera të ndjeshme u përmendën gjithashtu në plan, raportoi Times.
Zyrtarët nuk do të thoshin se si e morën dokumentin, por të dhënat tregojnë se ai ishte shpërndarë gjerësisht në mesin e udhëheqësve të ushtrisë dhe inteligjencës izraelite gjatë vitit të kaluar, shumica e të cilëve i hodhën poshtë planet e zgjeruara si përtej aftësive të Hamasit.
Më pas, në korrik, vetëm tre muaj para sulmeve, një veteran i inteligjencës izraelite paralajmëroi se Hamasi kishte kryer stërvitje intensive njëditore që dukej e ngjashme me atë që ishte përshkruar në plan.
Ato shqetësime nuk u morën parasysh. Zyrtarët izraelitë të sigurisë e kanë pranuar tashmë se ata dështuan në mbrojtjen e vendit dhe qeveria pritet të mbledhë një komision për të studiuar ngjarjet që çuan deri te sulmet.
Dokumenti nxjerr në pah gabimet që arritën kulmin në atë që zyrtarët tani e konsiderojnë si dështimin më të madh të inteligjencës izraelite në pesë dekada.