Shtohet me 1.1 miliardë lekë buxheti për 19 institucione
Komisioni i ekonomisë miratoi ditën e sotme projektbuxhetin e vitit 2024, duke pranuar edhe shtesën e fondeve për 19 institucione. U rrëzuan të gjitha amendimet e PD-së.
Me miratimin e Ministrisë së Financave komisioni pranoi shtimin e fondeve për disa institucione më së shumti për ato të drejtësisë.
Në total shtesat e buxhetit arrijnë në 1.123 mld lekë dhe shtesat e stafit janë 63 punonjës të ri në institucionet publike.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, dhe Drejtoria e Burgjeve kanë marrë më shumë fonde shtesë, gati 50% të buxhetit që u ishte caktuar.
INSTITUCIONET QË U SHTOHET BUXHETI PËR 2024
- KLGJ +133 milionë lekë shtesë
-Gjykatës së Apelit + 105 milionë lekë
-KLP + 5 milionë lekë
-Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë +21.5 milionë lekë
-Gjykata Kushtetuese +35 milionë lekë, shtohen edhe 6 punonjës
Prokuroria e përgjithshme + 50 milionë lekë
-SPAK + 320 milionë lekë
-KPA shtohen 6 punonjës 5 milionë lekë
-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 2.4 milionë lekë
-Komisionerët publik 1.5 milionë lekë
-Kuvendit i shtohen 12 punonjës dhe i shtohen shpenzimet me 130 mln lekë
-Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, shtohen 20 punonjës dhe buxheti rritet me 100 mln lekë
-AKSHI, shtohen 12 punonjës
-Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike +320 mln lekë për të rritur sigurinë kibernetike
-ILDKPKI + 48 milionë lekë
-Komisioneri për të drejtat e Informimit + 24 milionë lekë
-Instituti i studimit dhe pasojave të komunizmit +3 milionë lekë
-Autoriteti për të Drejtën e Informimit në ish-sigurimin e shtetit + 13.8 milionë lekë
-Avokati i Popullit shtohen 7 punonjës
-Komisioni i Prokurimit Publik + 15 mln lekë
-Drejtoria e përgjithshme e burgjeve +100 mln lekë për uniformat dhe ushqimet për të burgosurit e paraburgosurit
Totali i shtesave në buxhet 1.123 miliardë lekë