Tragjedia e Potamit/Gjykata ndan çështjen për ish-policin, gjyshi i Joandës: Kërkoj drejtësi
Gjykata e Vlorës vendosi ditë e sotme ndarjen e çështjes për ngjarjen tragjike të ndodhur në gusht të vitit 2022, ku mbeti e vrarë nga skafi vogëlushja Joana Avdia.
Pas shtatë seancave të shtyra, gjykata vendosi që Arjan Tase, ish-polici që shkaktoj tragjedinë të gjykohet veçmas nga 8 punonjësit e Policisë së Himarës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Në seancën gjyqësore ishte i pranishëm dhe gjyshi i vajzës, Ismet Avdia, i cili kërkoi që të vendoset drejtësi.
“Unë jam Ismet Aviaj, gjyshi i Jonadës. Është hera e shtatë, pas këtij kalvari të gjatë arritëm të zhvillonim një seancë gjyqësore. Ndarja kërkohet për të lehtësuar sa më shumë palët të cilët në një koordinim së bashku, se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht… ata që akuzohen janë punonjës shteti.
Natyrisht që avokatët e tyre kërkojnë masa lehtësuese, e shkon aty ku këta njerëz të shtetit që merrnin rrogë për të siguruar jetën e qytetarëve. Të gjithë ata që ndodhen përreth tij janë përgjegjës ligjor. Unë kërkoj mbështetjen e mediave, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për mbesën time Jonadën, që ngjarje të tilla të mos ndodhen më” u shpreh ai.