Vrasja e gruas në makinë, avokati: Rasti ka karakteristikat e një vrasjeje të planifikuar
Mbrëmjen e së mërkurës një ngjarje e rëndë tronditi opinioni publik në Kosovë e Shqipëri ku në rrethana ende misterioze mbeti e vdekur në makinë Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës.
Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.
Avokati Arbër Jashari, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ”vrasja më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje.”
Kjo pasi sipas tij, grabitësit nuk grabitin vetura private, sepse nuk rrezikon për pak.
“Grabitësi e di, që sot njerëzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.”
“Grabitësi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçkën. Grabitësi vret veç kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit,” u shpreh Jashari.
Ai konsideron se është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.
“Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë,” shkroi ai./Telegrafi
EMRI/ Vrasja e gruas në makinë, zbulohet identiteti i vrasësit të dyshuar