Tue, Jan 7, 2025

– iconstyle.al

  • PublishedDecember 2, 2023

Edhe Majk ka shprehur indinjatën e tij lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social Threads, që më pastaj e ka shpërndarë edhe në InstaStory, reperi u shpreh i mllefosur nga ndodhitë e fundit në Prishtinë.

“Nuk po dua të tingëlloj filozof! Veç po flas çka po ndjej e prej syve çfarë po shoh.

Shumë njerëz në këtë botë, por mungon njerëzimi në të (në botë) Të lumtur në Instagram!

Në realitet a thua a janë? Kallzomni? Paraja është përmbi moralin e karakterin. E kur vjen puna te interesi, shndërrohem edhe n’kafshë gjithçka para vetes shkelim.

Në realitet kafsha më e madhe qenka njeriu. A kemi devijuar krejt? A kemi harruar të duam duke urryer”, ka shkruar Majku.

Për ju që nuk e kuptuat bëhet fjalë për vrasjen e Liridona Murselit, e organizatuar nga bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë.