Tronditëse! E rrëmbyen pranë shtëpisë, gjendet e vrarë 14-vjeçarja e zhdukur
Vanja Gjorçevska, 14-vjeçarja e zhdukur që nga 27 nëntori në Shkup e cila po kthehej nga shkolla kur është rrëmbyer me një automjet pranë shtëpisë së saj, është gjetur e vrarë.
Që nga ajo ditë kishte nisur kërkimi, por pa asnjë rezultat. Këtë të diel, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria njoftuan se ajo u gjet e pajetë pasi është vrarë që ditën kur u rrëmbye.
Në afërsi të trupit të pajetë të Vanjës, është gjetur edhe një person tjetër i vrarë i moshës 74-vjeçare, edhe ky i shpallur i zhdukur që nga 24 nëntori nga familjarë të tij.
Dyshohet se janë të njëjtët autorë që kanë vrarë të dy peronat. Autoritetet njoftuan se kanë identifikuar 5 të dyshuar për këtë ngjarje.
4 janë arrestuar ndërsa njëri është në arrati jashtë vendit. Sipas policisë synimi i autorëve ishte marrja e organeve.
Policia e RMV njofton se ka gjetur edhe një makinë e djegur e tipit “Citroen” dhe pas ekspertizës janë siguruar dëshmi materiale për implikimin e personave të dyshuar.
Autoritetet thonë se ndryshe nga të gjitha spekulimet dhe dezinformatat, sipas së cilave ky rast ka prapavijë etnike, njoftohet se të gjithë të dyshuarit i takojnë përkatësisë etnike maqedonase.