Mon, Nov 25, 2024

A do të marrë hak vëllai i Liridonës?

  • PublishedDecember 4, 2023

Leonardi, vëllai i Liridonës që u vra nga bashkëshorti në Kosovë, ka thënë në Gjykatë se nuk do të hakmerret për vrasjen e të motrës, por do ia lërë në dorë drejtësisë të marrë vendim për Naim Murselin.

Përmes një lidhjeje në Euronews Albania, gazetari në Kosovë Gjoci tregoi se Leonardi dhe i ati i tij pretenduan se kishin thënë se familja e Naimit do të kishin dy ditë kohë për ceremoninë mortore të Liridonës që kishin nisur dhe më pas do të përfundonte miqësia mes tyre, por jo se do të hakmerreshin.

“Ne e kemi pyetur Leonardin, vëllain e Liridonës, një gjë të tillë ai e ka paraqitur edhe në Gjykatë, se nuk ka të bëjë me çështje bese apo gjakmarrje, por ka qenë një leje e familjes së Liridonës për t’ju dhënë familjes në Naimit, për një ceremoni mortore prej 2 ditësh, siç e kishin paraparë ata.

Pasi ndodhi varrimi në fshatin e burrit të saj, babai i saj morri vesh realisht sesi ka ndodhur kjo gjë dhe me të dalë dyshimet që kishin që ditën e parë, kanë lajmëruar që meqë e keni nisur keni të drejtë të mbani 2 ditë ceremoni mortore dhe pastaj përfundon gjithçka mes nesh, miqësia e të gjitha.

Leonardi nuk e potencoi këtë gjë si një dhënie bese apo kërcënim dhe e përsëriti edhe te gjykata se gjithçka do ia lërë në dorë drejtësisë. Ata nuk e pranojnë që kanë kërcënuar dhe që mund të ketë edhe akte të tilla deri te gjakmarrja”, u shpreh Gjoci

AlbaniaWeb.net