Tue, Nov 26, 2024

Billie Eilish pranon që është biseksuale

  • PublishedDecember 4, 2023

Këngëtarja Billie Eilish ka deklaruar se është biseksuale në kopertinën e ‘Variety Power of Women’, gjatë së cilës tha se tërhiqej seksualisht nga gratë.

Ajo u pyet në eventin e saj të “Hitmakers 2023”, nëse deklaroi se ishte biseksuale, Billie u përgjigj:

Jo nuk e deklarova. A nuk ishte e qartë? Nuk e kuptova që njerëzit nuk e dinin.

Billie tha se ajo nuk besonte në konfirmimin e orientimit seksual:

“Unë them, pse nuk mund të ekzistojmë? Unë e kam bërë këtë për një kohë të gjatë dhe thjesht nuk kam folur për të. E pashë artikullin dhe thashë, Oh, mendoj se dola sot(si lesbike). Është emocionuese për mua sepse mendoj se njerëzit nuk e dinin, kështu që është mirë që ata e dinë.”

Këngëtarja shprehu edhe mendimet e saj për gratë:

“Unë jam ende e frikësuar prej tyre, por mendoj se ato janë të bukura.”

Në intervistën e saj në ‘Variety Power of Women’, këngëtarja, e cila më parë ishte në lidhje me solistin e ‘The Neighborhood’, Jesse Rutherford, tha:

“Kam lidhje të thella me gratë në jetën time, miqtë, familjen. Unë tërhiqem fizikisht prej tyre, por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga bukuria dhe prania e tyre.”

Ajo gjithashtu tha se “nuk jam ndjerë kurrë si një grua” apo femër, megjithëse e identifikon veten si “ajo”. Ditë pas publikimit të intervistës, Billie reflektoi mbi ndjenjat e saj për identitetin e saj gjinor, ndërsa mbante një fjalim në ‘Variety’s Power of Women’.

“Është vërtet e vështirë të jesh një grua”, tha ajo në galanë e 16 nëntorit.

“Unë kurrë nuk jam ndjerë me të vërtetë si një grua. Dhe kam kaluar shumë nga jeta ime duke mos u ndjerë se jam e përshtatshme për të qenë një grua.”