I kërkuar nga drejtësia, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar me 20 vite burg
Është arrestuar në Greqi, në zonën e Neapolit në Lasithi, një shqiptar i kërkuar për vrasje nga Interpol Tirana.
Policia greke tregohet e rezervuar në dhënien e detajeve të mëtejshme për momentin, por mësohet se shqiptari është transferuar në Komisariatin e Heraklion për procedura të mëtejshme.
Shqiptar rezulton i dënuar me 20 vjet burg për “vrasje të mbetur në tentativë”, për një rast të ndodhur verën e kaluar ku qëlloi një person duke e lënë të plagosur rëndë.
Ai jetonte në Greqi në Agios Nikolaos dhe kishte plotësuar dokumentet për leje qëndrimi për arsye pune. Mësohet se ai është identifikuar nga patenta.