Jori dhe De Palma e mbyllin vitin me ndryshime të mëdha!
Jori Delli dhe Fred De Palma janë një nga çiftet më të preferuara të momentit. Ish-banorja e “BBV” habiti të gjithë kur njoftoi lidhjen me reperin italian, ndërkohë që në Shqipëri po përflitej për një romancë me një emër shumë të njohur.
Mirëpo të kthehemi tek dyshja Jori-De Palma. Ata si duket janë shpërngulur në shtëpinë e tyre të re.
Këtë e ka bërë me dije vetë modelja me anë të një posti, ku duket partneri i saj me mbishkrimin: Shtëpia e re.
Kujtojmë që Jori ka treguar më herët se reperi ka qenë ish-i i saj dhe se janë rikthyer bashkë pas disa muajsh që nuk fisnin.