Sat, Nov 23, 2024

“Me Liridonën varrosëm një pjesë të shpirtit”, dedikimi prekës i vëllait

  • PublishedDecember 4, 2023

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka bërë një postim shumë të ndjerë për motrën e tij të ndjerë.

Ditën e sotme Liridona u varros për të dytën herë, pasi trupi i saj u hoq nga varrezat ku po prehej fillimisht në fshatin e bashkëshortit, pas lajmit se ky i fundit ishte porositësi i vrasjes së saj.

Ai ka shprehur se sot bashkë me Liridonën është varrosur edhe një pjesë e shpirtit të të gjithë familjes.

“Lamtumirë Liridona jonë

Sot Liridona prehet aty ku ajo e ka vendin.

Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne.

Dhimbja na u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova.

Faleminderit nga thellësia e zemres.

Ne do të gjejmë forcën që t’i përkushtohemi kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonen dhe të gjitha gratë tjera viktima.

Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet.

Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim.” Ka shkruar Leonard Ademaj në deklaratën e tij.

AlbaniaWeb.net