Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, babai mohon përfshirjen, akuza kërkon burg
Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm, të rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, i dyshuar si organizator babai i saj nuk ka pranuar përfshirjen e tij të mundshme përballë autoriteteve.
Pavarësisht mohimit të tij, mësohet se prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit edhe për të.
“Babai dorëzoi vajzën te rrëmbyesit”, ministri i Brendshëm i Maqedonisë: E bëri për para
Ndërkohë sipas mediave vendase, nëna nuk rezulton e përfshirë. Babai i akuzuar bëhet me dijes se është ende në procesin e marrjes në pyetje.
Sipas raportimeve, vajza është rrëmbyer sipas informacioneve të dhëna për të dyshuarin e parë nga babai i saj.
Ky informacion vjen nga deklarimet e tre të arrestuarve, por mbështetet edhe me prova materiale.
Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, të arrestuarit: Na doli situata jashtë kontrollit kur…