Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, të arrestuarit: Na doli situata jashtë kontrollit kur…
Tre të arrestuarit kanë rrëfyer në prokurori se si situata u doli jashtë kontrollit kur panë që publiku ishte në kërkim të Vanjas, 14-vjeçares së rrëmbyer dhe të vrarë në Maqedoninë e Veriut.
Tre nga pesë personat e përfshirë u morën në pyetje dhe mësohet se kanë treguar gjithçka edhe për të përfshirët në rrëmbimin e Vanjas.
Sipas deklaratave të tyre, të cilat ende nuk janë vërtetuar, situata doli jashtë kontrollit kur panë se i gjithë publiku po kërkonte Vanja. Dyshohet se ata i ka zënë paniku dhe kanë vendosur t’i kërkojnë paratë më vonë.
Sipas informacioneve fillestare, shkak për zhvatjen e parave është bërë një apartament që e ëma ka shitur.
“Babai dorëzoi vajzën te rrëmbyesit”, ministri i Brendshëm i Maqedonisë: E bëri për para