Sherri mes të rinjve përfundon në plagosje me thikë
Disa të rinj janë përfshirë në një sherr paraditen e sotme, duke arritur deri në plagosje me thikë.
Konflikti ka ndodhur në Prishtinë në një lagje pranë qendrës së qytetit e quajtur “Kacallarët”.
Në përleshje janë përfshirë disa të rinj dhe kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë.
Një nga qytetarët ka ndaluar njërin nga të dyshuarit.
Ndërsa policia kosovare ende nuk ka dhënë një deklaratë.