Trondit Karamuço: Burri harroi të mbyll telefonin, vrasësi i futi pistoletën nga xhami
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi me detaje në “Top Story” të gjithë pistën e vrasjes së Liridona Ademajt, ekzekutim që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Ai tregoi se skena në të cilën ndodhi është një zonë ku nuk ka kamera, pak më larg rezidencës ku jetonte viktima së bashku Naim Murselin dhe dy djemtë e tyre. Ndërkohë që në atë zonë ka pasur një kamera të vendosur nga policia, që pas një grabitjeje të ndodhur më parë.
Sipas Karamuços, duke qenë një zonë me vila, ku jetonin njerëz me kushte shumë të mira financiare, uniformat blu kanë dashur të kenë në kontroll situatën. Eksperti i kriminalistikës tregoi se autorët kanë shkruar direkt në anën e pasagjerit, gjë që nuk ndodh nëpër grabitje, fillimisht autorët shkojnë në anën e shoferit. Ndër të tjera ai shpjegoi se fëmijët e viktimës kanë deklaruar se mamaja e tyre nuk ka bërë rezistencë ndaj grabitësve, gjë që nuk i shtyn grabitësit të kryejnë vrasje.
Shpjegohet më tej se telefoni i dytë që Murseli ka pasur me vete, për të cilin pretendoi se ia kishin grabitur, ka qëndruar i hapur deri në mëngjes. Detajin tjetër të rëndësishëm që eksperti i kriminalistikës shpjegoi janë shenjat e gishtërinjve tek fishekët, pra Naim Murseli i ka futur fishekët tek arma vetë.