Thu, Nov 28, 2024

Alba shprehet hapur: Me Blerandon ndihem lirshëm sesa me Azemin

  • PublishedDecember 5, 2023

Alba diskuton me Santianën dhe i tregon se çfarë ndjesish ka për Azemin dhe Blerandon.

Ajo thotë që për asnjërin nga djemtë nuk ka pëlqim, por me Blerandon ndihet lirshëm kur rri dhe bisedon me të. Blerando nuk ia ka shprehur Albës që ka pëlqim për të dhe kjo gjë e ka bërë atë të mos largohet nga ai.
Me Azemin, ajo është tërhequr sepse nuk do që ta lëndojë. Ai ka shprehur ndjenja të sinqerta për Albën dhe kjo gjë duket që e ka larguar nga ajo, pasi Alba është shprehur që nuk ka ndjenja për të edhe pse janë parë shumë të rrinë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Me Blerandon ndihem lirshëm, sepse ai nuk më ka thënë që më pëlqen dhe më do, Azemi ma ka thënë vazhdimisht që më do. Kjo është gjëja që më ka tërhequr prej tij sepse nuk dua ta lëndoj. Nëse Blerando shpreh pëlqim për mua, më bën që të largohem nga ai”, tha Alba.