Thu, Nov 28, 2024

Avokati: Naimi foli suedisht me vrasësit për të mos e kuptuar fëmijët

  • PublishedDecember 5, 2023

Avokati Tomë Gashi është shprehur se autorët e vrasjes së Liridona Ademajt vepruan si një organizatë kriminale, duke qenë se tre persona ishin në dijeni për atë që do të ndodhte.

Gashi tha se Naimi foli suedisht në gjuhë të koduar në momentin që makina me vrasësit i doli para dhe u bëri thirrje fëmijëve që të dilnin nga makina, duke lënë vetëm Liridonën brenda.

Po ashtu ai tha se dyshimet e Policisë për bashkëshortin e Liridonës, Naimin, si të implikuar në vrasje nisën që ditën e parë, por vetëm pas dëshmisë së vrasësit ata mundën që ta arrestonin.

“Sa i përket ekstradimit të Naimit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suedia nuk ka të drejtë meqë krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Të gjithë po flasin por motivi i vërtetë i vrasjes nuk dihet. Një prej pistave të parave është marrja e shumës marramendëse të parave, prej 20 milionë eurosh”, tha Gashi, për EuroNewsAlbania.

/Telegrafi

AlbaniaWeb.net