Çfarë është Osteopatia – Trajtimi që Sistemon Kockat dhe Muskujt
Osteopatia është një lloj terapie e zhvilluar gjatë shekullit të 19. Ajo i jep rëndësi shëndetit të sistemimit kockor dhe muskulor të trupit.
Parimi në të cilin bazohet është se mirëqenia e një individi varet nga funksionimi në harmoni i kockave, muskujve, ligamenteve dhe indeve lidhëse.
Dhe nëse harmonia midis tyre prishet për shkaqe të ndryshme, funksionimi i sistemit të qarkullimit të gjakut, limfatik ose nervor preken duke zvogëluar aftësinë e trupit për t’u vetë shëruar.
Çdo dëmtim i kyçeve ose i muskujve duhet të trajtohet, përndryshe do të preken edhe pjesë të tjera të tij.
Për shembull, një dëmtim i kyçit të këmbës mund të bëjë që pacienti të çalojë dhe të mundojë më tepër këmbën tjetër.
Me kalimin e kohës, ky çekuilibër mund të çojë në lëndime të tjera, të tilla si dhimbje në kyçin e këmbës, gjurit ose ijeve, por edhe në dhimbje shpine.
Osteopatët përdorin punimin fizik të muskujve, shtriqjen dhe masazhimin e tyre me qëllim :
- Rritjen e lëvizshmërisë së kyçeve.
- Lehtësimin e tensionit në muskuj.
- Për të reduktuar dhimbjen.
- Për të rritur furnizimin me gjak të indeve.
- Për të ndihmuar trupin të shërohet.
- Ata përdorin një sërë teknikash, por jo ilaçe apo kirurgji.
Cilat janë rastet kur mund të përdoret kjo lloj mënyrë trajtimi?
Shumica e njerëzve që vizitohen tek një osteopat e bëjnë këtë për të marrë ndihmë për shqetësimet që prekin muskujt, kockat dhe nyjet, të tilla si:
- dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës
- dhimbjen e qafës
- dhimbje në shpatull ose në bërryl
- për artritin
- probleme me legenin, ijet dhe këmbët
- lëndimet sportive
- dhimbje të muskujve dhe kyçeve, për shkaqe që lidhen me punën ose shtatzëninë
Nëse jeni shtatzënë, përpara se të shihni një osteopat, kërkoni fillimisht këshilla nga një mjek i përgjithshëm ose mami në lidhje me simptomat tuaja.
Gjithashtu osteopati duhet të jetë i specializuar për dhimbjet e muskujve ose kyçeve gjatë shtatzënisë. /AgroWeb.org