Grabitje, kërcënuan me armë pronarin e biznesit, morën 200 euro dhe ja mbathën
Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj.
Siç raporton policia dy grabitësit kanë kërcënuar me armë pronarin e një marketi, nga ku kanë marrë 200 euro dhe janë larguar.
Ende është duke u punuar për identifikimin dhe kapjen e tyre.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes” shkruhet në njoftim.