Julia Roberts thyen heshtjen për vdekjen e Matthew Perry
Aktorja, Julia Roberts ka thyer heshtjen për vdekjen e papritur të ish-partnerit të saj, Matthew Perry.
“Vdekja e papritur e kujtdo kaq të ri është zemërthyese. Unë mendoj se, e dini, kjo na ndihmon të gjithëve të vlerësojmë atë që kemi dhe të vazhdojmë në një mënyrë pozitive sa më mirë që mundemi,” tha aktorja, e cila ishte në lidhje me Perry nga viti 1995 deri në 1996, për “Entertainment Tonight”.
Aktori i “Friends” u takua për herë të parë me Roberts kur ajo luajti në një episod të hitit sitcom. Në atë kohë, ajo pranoi ta bënte këtë vetëm nëse mund të ishte pjesë e historisë së Perry-t.
Julia Roberts speaks out on ex Matthew Perry’s ‘heartbreaking’ death https://t.co/67MZWb32l8 pic.twitter.com/evkDZdxC9e
— Page Six (@PageSix) December 4, 2023
Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 28 tetor. Shkaku i vdekjes së tij u shty pas autopsisë fillestare dhe një raport toksikologjik është në pritje.