‘Le artin në tokë dhe ike si yll’/ Binaj, mesazh për vdekjen e Kabashit
Aktori i njohur i humorit ka reaguar përmes një mesazhi të ndjerë për ndarjen nga jeta të artistit të skenës shqiptare, Mirush Kabashi, orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një postim në Instastory, Binaj shprehet se Kabashi ka lënë pas artin e tij, teksa e falënderon që i ka shërbyer me mjeshtëri vendit me punën e tij.
Mirush Kabashi u nda nga jeta në mesnatën e 5 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij. Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.
E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.