Në 2 javë grabitën 17 shtëpi, kapen “skifterat” shqiptarë në Milano
Katër shqiptarë janë kapur në Milano nga policia italiane, pasi dyshohen për vjedhjen e 17 shtëpive.
Siç raportojnë mediat italiane, policia ka ruajtur grabitjen e fundit të bandës, ata përdornin makina të vjedhura për arratisjet e tyre, njëra prej makinave është mundur të identifikohet nga policia dhe prej aty kanë rënë në gjurmët e grupit kriminal.
Prangosja e hajdutëve është bërë në shtëpitë e tyre.
Ata akuzohen për vjedhje në 17 shtëpi nga periudha 14 deri në 28 tetor.
Të arrestuarit janë të moshave 30 deri në 41 vjeç.
Gjatë kontrolleve janë gjetur, mjete të përshtatshme për vjedhje, motosharrë, radio, pishtarë, çelësa makinash, para të gatshme, stoli të shtrenjta dhe ora të vjedhura.