Wed, Nov 27, 2024

SHBA “blindon” Kakavijën: Do të mbrojmë sigurinë e Shqipërisë

  • PublishedDecember 5, 2023

I ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner ishte sot së bashku me ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe drejtorin e policisë, Muhamet Rrumbullaku në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. SHBA i dhuroi doganës disa pajisje kompjuterike për të forcuar kontrollin.

Jemi të angazhuar për sigurinë e Shqipërisë. Puna që ju bëni për të mbrojtur jo vetëm Shqipërinë por edhe Europën për të parandaluar armët dhe drogën, vlerësohet shumë nga SHBA. Siguria e brendshme fillon me sigurinë e jashtme.

Ju jeni personat pararojë. 215 komjutera do të ofrojnë një siguri akoma më të madhe. Këto pajisje do ju ndihmojnë për të kapur gjërat e paligjshme dhe të ndalohen personat që nuk duhet të kalojë përmes kufirit. Ne vendosim edhe një “tullë” të re në partneritetin me Shqipërinë” tha ai.

AlbaniaWeb.net