Tue, Nov 26, 2024

Zbulohet dokumentacioni, Liridona dhe burri i saj kërkuan divorcin në Suedi

  • PublishedDecember 5, 2023

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasje e Liridona Ademajt, pas së cilës dyshohet se qëndron burri i saj Naim Murseli, për të mendohet se ka premtuar 30 mijë euro dhe sëbashku me Granit Plavën ka organiuzuar vrasjen e të resë.

 

Por çfarë e shtyu të arrinte deri në këtë krim monstruoz?

Sipas raportimeve, Naim Murseli kishte paguar para disa kohësh sigurimin jetësor të saj në një kompani suedeze dhe thuhej se sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Por, gazetari suedez Henrik Lundbjörk, ka thënë se shuma më e lartë e vlerës së sigurimit është 500 mijë euro.

Në dokumentat që janë zbuluar së fundmi, çifti kishte bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në Suedi, por divorci nuk ka ndodhur pasi njëra palë nuk është paraqitur brenda gjashtë muajve deri në një vit, që cilësohet si periudhë e shqyrtimit të kërkesës.

Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

“Më 31 janar 2019, Liridona Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokument.

AlbaniaWeb.net