Doli për gjueti dhe plagosi veten, si është gjendja e 60-vjeçarit?
Një 60-vjeçar me banim në Gjirokastër është vetëplagosur aksidentalisht me armën të cilën e përdorte për gjah. Arma e cila përdorej për gjueti ishte pa leje. Mësohet se 60-vjeçari është në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Pasditen e djeshme, në fshatin Lumar, Mallakastër, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante pa leje, shtetasi, 60 vjeç. Ky shtetas është në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e gjahut. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.