Sat, Nov 30, 2024

E vrau për prishje pazari të drogës, kapet i dyshuari i vrasjes në Ekuador

  • PublishedDecember 6, 2023

Është arrestuar Remzi Azemi, qytetar nga Kosova i cili është akuzuar për vrasjen e Ilir Hidrit.

Ai kërkohej prej kohësh në Ekuador dhe u arrestua sot në Maqedoninë e Veriut.

Iliri Hidri nga Vora u vra në maj të vitit 2017 në Ekuador si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim.

AlbaniaWeb.net