Sat, Nov 30, 2024

Flet drejtori i burgjeve, si po trajtohen Naim Murseli dhe 2 të tjerët në paraburgim?

  • PublishedDecember 6, 2023

Pas caktimit të masës arrest me burg mbi të dyshuarin kryesor të organizmit së vrasjes së  Liridona Ademajt , Naim Murseli dhe 2 të dyshuarit e tjerë janë në burg.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani thotë se ende nuk është kategorizuar rasti dhe se të arrestuarit për rastin nuk janë dalluar nga të tjerët.

“Natyrisht deri më tani ata po trajtohen si të gjithë personat e tjerë. Nuk ka asnjë dallim”, deklaroi Dibrani në RTV Dukagjini.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka deklaruar një muaj paraburgim për Naim Murselim, Granit Plavën, Kushtrim Kokallën.

AlbaniaWeb.net