E spiunuan komshinjtë, kapet shqiptari me 600 rrënjë kanabisi në Gjermani
Një 32-vjeçar shqiptar është kapur nga autoritetet gjermane pasi në shtëpinë e tij u gjetën rreth 600 rrënjë kanabis.
Policia ra në gjurmët e tij pasi fqinjët kishin ndjerë aromën e bimëve dhe kishin lajmëruar menjëherë autoritetet, si rezultat erdhi dhe arrestimi i 32-vjeçarit.
Siç raportohet banesa e tij ishte përshtatur për mbjelljen dhe rritjen e bimës narkotike kurse xhamat e shtëpisë ishin mbuluar për të fshehur aktivitetin ilegal.