Sat, Nov 30, 2024

Kolegji mbylli hetimet në çështjen ndaj gjyqtarit Pëllumb Zaimi

  • PublishedDecember 7, 2023

dëgjoi të enjten qëndrimet përfundimtare të palëve në çështjen ndaj gjyqtarit të Beratit . Pasi pranoi më herët disa prova të reja të sjella nga gjyqtari KPA ia dha fjalën Komisionerit Publik , i cili tha se i qëndronte ankimit.

Ballhysa bëri një prezantim të shkurtër të gjetjeve dhe vuri theksin në dyshimet për konflikt interesi, së pari mbi çështjet e gjykuara nga Zaimi me palë të tretë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ASHK, e cila drejtohej nga e bija dhe së dyti për çështjet me palë shoqërinë Albtelekom ku bashkëshortja e gjyqtarit ka aksione minimale si ish-punonjëse.

Ballhysa arsyetoi se në këto raste kishte konflikt interesi dhe se gjyqtari kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia. Ballhysa po ashtu vuri në dukje se megjithëse të vogla problemet financiare të gjetura në blerjen e një apartamenti dhe marrëdhënia e gjyqtarit me një apartament tjetër nëse merreshin në tërësi sëbashku me raportimet e DSIK duhej të çonin në shkarkimin e Zaimit.

Gjyqtari i kundërshtoi në detaje pretendimet e Komisionerit. Zaimi tha në mbrojtjen e lexuar prej tij se nuk kishte pasur konflikt në çështjet me palë të tretë ASHK. Ai tha se ASHK ishte palë e tretë pa interesa në çështje dhe se vendimet e gjykatës ishin në këtë rast detyrim ligjor. Sipas gjyqtarit palët në këto procese nuk ishin ankuar asnjëherë për konflikt interesi.

Gjyqtari kundërshtoi gjetjet për Albtelekom duke i konsideruar aksionet në kompani të papërfillshme, për të cilat ai tha se kishte marrë dijeni vetëm kur ishte kryer hetimi nga KPK. Gjyqtari dha shpjegime edhe për formën e vendimeve.

Ai po ashtu kundërshtoi denoncimet ndaj tij që i cilësoi dashakeqe dhe dha shpjegime mbi çështjet e përmendura. Ndërkohë ai u bë emocional gjatë shpjegimeve për pasurinë duke vënë në dukje se kishte vetëm një pasuri, ndërsa ia la leximin e mëtejshëm të mbrojtjes avokatit të tij. Ky i fundit sqaroi se diferencat negative ishin minimale dhe nuk duheshin mbajtur parasysh. Ai po ashtu sqaroi se apartamenti ku gjyqtari kishte jetuar për një kohë të gjatë me qira ishte shitur nga kompania që e zotëronte një personi të tretë dhe se kjo provonte që gjyqtari nuk kishte lidhje.

Pas përfundimit të leximit trupa e kryesuar nga , me anëtare Natasha Mulaj, ,  dhe Sokol Çomo caktoi datë vendimi15 dhjetorin në orën 9.15 minuta.