“Babagjyshi” futet në izolim
Albert Kupa i njohur gjithashtu dhe si Ilir Kupa është dërguar në regjimin e posaçëm 41 bis, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Kupa i njohur gjithashtu dhe si anëtari i “bandës së babagjyshëve” po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.Lajmin e ka bërë me dije vetë Ulsi Manja, i cili paralajmëroi gjithashtu se në bashkëpunim me SPAk, do të ketë të tjerë të dënuar që do ti nënshtrohen këtij regjimi.
“Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit”, ka deklaruar Manja.
Albert kupa ka qenë anëtar në grupin kriminaë të “Babagjyshëve” në vitet 2014-2015, grup i cili ka kryer disa grabitje.
Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.