Efektet Anësore të Farave të Kungullit – Përse nuk Duhet ta Teproni
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin.
Falë vitaminave dhe mineraleve, farat e kungullit janë ndër më të pasurat fara për trajtimin e problemeve me prostatën, artritin e depresionit.
Megjithatë, konsumi i tyre shoqërohet me disa efekte anësore për të cilat duhet të informoheni në këtë artikull të AgroWeb.org.
Dhimbje Stomaku
Kur konsumohen në sasi të mëdha, farat e kungullit shkaktojnë dhimbje stomaku.
Sasitë e mëdha të yndyrnave të akumulohen në stomak shkaktojnë dhimbje.
Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e sasive të kufizuara në ditë ose shoqërimin e farave me ushqime të tjera.
Përthithje Problematike Të Ushqyesve
Pjekja e tepërt dhe përtypja jo korrekte mund të shoqërohet me përthithje problematike të ushqyesve të farave.
Farat e pjekura krokante nuk përmbajnë vitaminën B6, B12 dhe C.
Farat duhen pjekur në temperaturë të ulët dhe duhen përtypur siç duhet dhe jo gëlltitur menjëherë.
Shtim Në Peshë
Një sasi prej 100 gramë farash kungulli ofrn 559 kalori dhe 49.5 gramë yndyrna.
Sasia e rekomanduar ditore e yndyrnave është 164 përqind.
Konsumi i këtyre farave nxit shtimin në peshë dhe mbipesha është pikënisja e shumë problemeve shëndetësore.
Njerëzit Që Nuk Duhet Të Konsumojnë Fara Kungulli
Njerëzit që marrin ilaçe që nxisin urinimin nuk duhet të konsumojnë farat e kungullit për shkak të ndërveprimit të keq mes të dyjave gjë që nxit një urinim më të tepërt seç është e nevojshme.
Farat e kungullit nuk janë të rekomandueshme për njerëzit që kanë nivel të ulët të tensionit të gjakut.
Ato janë shumë të pasura me antioksidantë gjë që mundëson uljen e tepërt të tensionit, sidomos nëse jeni duke marrë medikamente për këtë problem.
Pavarësisht të gjithave, farat e kungullit konsiderohen të shëndetshme sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Këto vlera janë të mira për sa kohë njeriu tregon kujdes ndaj racioneve./AgroWeb.org