Inceneratori i Tiranës, Bllako: Makinerinë e birrës nuk ma bleu Zoto
Të akuzuarit për çështjen e inceneratorit të Tiranës kanë mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK.
Pjesa më e madhe e tyre ka zgjedhur të flasi vetë në seancë duke pretenduar se thjesht kanë kryer detyrën dhe kanë zbatuar ligjin.
Njëri prej tyre, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, në vetëmbrojtje pretendoi se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 mijë euro ka faturë.
“E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, tha Bllako.
Inceneratori i Tiranës/ SPAK: Zoto i bleu pajisje 120 mijë Euro babait të Bllakos
Ndërsa për punësimin e Vladimir Bezhanit, ai tha se:
“Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë”.
Të akuzuarit u pyetën gjithashtu dhe për disa prej komunikimeve që kanë pasur me Klodian Zoton apo punonjës të kompanisë së tij, gjë të cilën e justifikuan me faktin se në rastin e ofertave të pakërkuara duhet të ketë komunikim, bisedime e kontakte mes firmës që ka shfaqur interes dhe kontraktorëve.
Inceneratori i Tiranës/ Koka: Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël (PL)