‘Jam single’/ Cardi B dhe Offset ndahen pas 7 vitesh martesë
Nuk ka më vend për dyshime as për thashetheme. Reperja Cardi B ka konfirmuar sot ndarjen nga bashkëshorti i saj, reperi Offest. Në një ‘live’ në Instagram Cardi tha se ka kohë që është “single”, por nuk dinte si t’ua bënte të ditur lajmin fansave të saj.
“Kam patur frikë, por thjesht nuk di si t’ia tregoj botës. Më duket sikur dita e sotme ka qenë si një shenjë. Herën e fundit që hyra në Live, doja t’ju tregoja, por nuk dija si t’ju tregoja, kështu që ndryshova mendje”, tha ajo.
Cardi u shpreh se tani do të lërë çdo gjë mbrapa dhe se është e emocionuar dhe gati për një fillim të ri në vitin 2024. Deklarata e papritur e ndarjes nga Cardi vjen disa ditë pasi ajo dhe Offset nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.
Në të njëjtën kohë që fansat vunë re unfolloë-in, Cardi ndau një mesazh ‘pikant’ në Instastory në lidhje me marrëdhëniet në rritje.
“Jam e lodhur duke mbrojtur ndjenjat e njerëzve… DUHET TË VË VETEN TË PARË!”, tha ajo.
Cardi B dhe Offset u martuan në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Kulture Kiari Cephus, 5 vjeç dhe djalin Wave Set Cephus, 2. Ata u ndanë për pak kohë në 2018 dhe 2020 pas thashethemeve për tradhëti, por më vonë u ribashkuan ndërsa tani çiftit duket se nuk ka më kthim pas.