Këmbët me hark të lartë, çfarë këpucësh ju duhen?
Këmbët vijnë në të gjitha format dhe madhësitë. Ashtu si gjatësia dhe gjerësia mund të ndryshojnë, edhe lartësia e harqeve të shpuatave të këmbëve tuaja ndryshon.
Disa njerëz kanë harqe më të larta se mesatarja, dhe kjo është mjaft e shpeshtë. Harku i lartë mund të shkaktojë dhimbje në këmbë dhe t’ju bëjë më të prirur ndaj lëndimeve të kyçit të këmbës.
Prandaj, zgjedhja e këpucëve të duhura mund t’ju falë rehati dhe siguri. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me problemet që shkaktojnë dhe këpucët që ju vijnë në ndihmë.
Cilat quhen harqe të larta?
Shumica e njerëzve kanë një hark me lartësi të moderuar që është fleksibël dhe ulet kur vendoset peshë në këmbë, duke prekur kështu dyshemenë.
Tek këmbët me hark të shumë të lartë, vihet re se harku i këmbës nuk ka rënie të mjaftueshme dhe nuk takon në tokë kur i vendoset peshë.
Kjo do të thotë se këmba nuk mban në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë peshën që bie mbi të.
Për shkak të kësaj, mund të ndjeni dhimbje apo lodhje pas periudhave të gjata të qëndrimit në këmbë.
Çfarë i shkakton?
Harqet e larta tek shputat e këmbëve shkaktohen nga problemet me kockat dhe indet e buta në këmbë.
Megjithatë, pothuajse gjithmonë është një tipar i trashëguar ose mund të vijë si rezultat i një gjendjeje neurologjike si për shembull paraliza cerebrale, distrofia muskulare, goditja në tru etj.
Problemet që mund të shfaqen
Përveç dhimbjes së këmbës, harqet e larta mund të shkaktojnë shqetësime edhe pjesë të tjera të trupit tuaj.
Ju mund të jeni më të prirur ndaj ndrydhjeve të kyçit të këmbës ose të lodhjes së tepërt të tendinave të këmbëve.
Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në gjunjë, ijë ose shpinë.
Në shumë raste zgjedhja e këpucëve të duhura mund të zvogëlojë problemet e mundshme që mund të shkaktojë kjo gjendje.
Këpucët që duhet të zgjidhni
Shumë këpucë janë krijuar për të siguruar mbështetje për harkun e këmbës. Kërkoni këpucë me një shollë e cila në mes të saj ka një strukturë më të ngritur.
Po ashtu, këpucët me qafa të larta ofrojnë mbështetje për kyçin e këmbës dhe mund të jenë të dobishme për njerëzit me këmbë me harqe të larta.
Këpucët ose çizmet që ofrojnë rehati reth kyçit të këmbës dhe mund të parandalojnë përdredhjen kyçeve. Kjo mund të parandalojë lëndimet, veçanërisht gjatë stërvitjes.
Atletet “Sketchers“
Një prej llojeve të shumta që mund të gjeni nëpër dyqane të ndryshme në Tiranë apo qendra tregtare, janë edhe atletet e markës Sketcher.
Shpesh këto lloj këpucësh rekomnadohen nga ortopedë të ndryshëm sepse ofrojnë një mbështetje të mirë të këmbës.
Çmimi i tyre fillon nga 5000 lekë të reja, dhe varion nga lloji dhe viti i prodhimit.
Jepini përparësi hapësirës për gishtërinjtë
Për shkak të presionit të tepërt në pjesën e përparme të këmbës, gishtat rrezikojnë të pësojnë harkim me kalimin e kohës.
Kur blini këpucë, sigurohuni që ato të kenë mjaftueshëm hapësirë në mënyrë që gishtat të lëvizin lirshëm.
Konsideroni shtrojet e përshtatura për këpucë
Nëse nuk mund të gjeni këpucë që mbështesin harkun tuaj të lartë, mund t’ju nevojiten shtroje të bëra me porosi.
Mjeku juaj mund të shikojë këmbët tuaja për të parë formën e tyre. Ata mund të vlerësojnë se si ecni për të parë se si qëndrimi i këmbës tuaj po ndikon në pjesën tjetër të trupit.
Ju do t’ju merret një kallëp që i përshtatet këmbëve tuaja dhe do të krijohet me të një shtroje e përshtatshme.
Trajtime të tjera
Nëse as shtrojet me porosi nuk ofrojnë mjaftueshëm lehtësim, ju mund të keni nevojë për terapi fizike.
Një terapist mund t’ju mësojë ushtrime për të forcuar këmbët, kyçet dhe këmbët tuaja.
Ata gjithashtu mund t’ju mësojnë mënyra shtrirje të këmbës që mund të çlirojnë tensionin e krijuar dhe ta bëjnë këmbën tuaj më fleksibël.
Kjo mund të largojë presionin nga këmbët dhe të përmirësojë simptomat Në raste të rralla, mund t’ju duhet kirurgji për ta korrigjuar. /AgroWeb.org