Komenti i Luizit rrëmben të gjithë vëmendjen në postimin e fundit të Kiarës
Siç ndodh në çdo përfundim puntate, edhe pasditen e djeshme Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto me “look-un” e saj në “Fan Club”.
Moderatorja ditën e djeshme zgjodhi një fustan kaf të gjatë që i theksonte barkun e rrumbullakosur. Si gjithmonë nuk mungoi një koment nga Luiz Ejlli, i cili tërhoqi gjithë vëmendjen.
“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, i ka shkruar artisti poshtë fotos.
Kuptohet që komentet e këngëtarit janë në kontekstin e shakasë.
Ndërkohë kujtojmë se çifti i njohur së shpejti do të bëhet prindër për herë të parë. Kiara dhe Luizi do të sjellin në jetë një vajzë.