Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Shkëndijës, vetëm 34-vjeç
Është ndarë nga jeta ish-mbrojtësi 34-vjeçar Ivan Çelikoviç.
Ai së fundmi luante në Kroaci me Konavljanin, teksa më parë ka luajtur dhe me Shkëndijnën e Tetovës.
Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë zbuluar ende, teksa klubi i tij i fundit, Konavljanin ka postuar: “Është e vështirë të imagjinohet se ai nuk është më me ne. Në këtë moment, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura; dhimbja dhe trishtimi janë të pamasë”.