“Plasë” kontrabanda në Rinas, veshje marke dhe miliona euro të padeklaruara
Dy raste të kontrabandës dhe 1 i mosdeklarimit të të hollave janë spikatur ditën e sotme në Rinas.
Për dy rastet e kontrabandës janë prangosur dy persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjera.
E reja E.K., 26 vjeçe është kapur nga policia teksa posedonte veshje për femra të markave të ndryshme që nuk ishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj, në gjendje të lirë po procedohet dhe H.K., 24-vjeçe.
Për të njëjtën arsye ka përfunduar në pranga dhe një 61-vjeçare V.M., dhe procedohet në gjendje të lirë 52-vjeçarja H.K., të katërta rezultojnë banuese në tiranë.
Ndërkohë në një shtetas gjerman N.Z.,44 vjeç, nuk ka deklaruar në doganë një shumë prej 30.000 eurosh , të cilën e mbante në çantën e tij.
Ai po procedohet në gjendje të lirë, ndërkohë që paratë u sekuestruan nga policia.