Prapaskenat/ Naimi dhe Graniti e blenë armën ditën e vrasjes së Liridonës
Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën paraburgimin për të dyshuarin e katërt në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Tomë Dodaj. Në njoftim thuhet se Dodaj më 29 nëntor, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës ua ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, e cila dyshohet se është përdorur për ta vrarë Liridonën.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Tomë Dodaj më 29.11.2023, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë ose materie plasëse, ua ka shitur armën të dyshuarve Naim Murseli dhe Granit Plava për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’ e të dëmtuarës – tani të ndjerës Liridona Murselit”, thuhet në njoftim.