Salianji në konferencën botërore në Atlanta: Lufta ndaj korrupsionit, jetike për Shqipërinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji po merr pjesë në konferencën botërore për antikorrupsion në Atlanta, SHBA.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se lufta kundër korrupsionit është jetike për një vend si Shqipëria për ta shpëtuar nga plaga më e madhe që e ka mbërthyer prej 10 vitesh.
“Në Atlanta, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e domosdoshme për çdo vend që të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, të ketë gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëri-tjetrin për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet, pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë. Ky është mesazhi kryesor që po jepet në Qendrën Qeveritare të Kongreseve,” thotë Salianji.