Fri, Nov 29, 2024

Samiti në Bruksel, Mitsotakis përsërit qëndrimin: Është çështje respekti për shtetin e së drejtës

  • PublishedDecember 13, 2023

Çështja Beleri duket se është hapur edhe njëherë në kuadër të mbajtjes së Samitit të BE-së me shtetet e Ballkanit ku ka qenë vetë kryeministri grek ai i cili e ka kthyer vëmendjen tek kjo situatë.

Ai mësohet se ka deklaruar se rasti Beleri është “çështje respekti për shtetin e së drejtës”.

Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis shprehu edhe një herë vullnetin e sinqertë të Greqisë për të zgjidhur këtë çështje, duke nënvizuar se vendi ka qenë dhe mbetet një nga pionierët e perspektivës së integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Qëndrimi i kryeministrit nga Brukseli vjen pasi dje burime diplomatike sqaruan se Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë nëse ka nuk ka përparim në çështjen e Fredi Belerit.

Të njëjtat burime theksuan se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është komunikuar palës shqiptare.

Gjykata e Tiranës rrëzoi të hënën kërkesën e Fredi Belerisit për të marrë një licencë të kufizuar për betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi i gjykatës, i cili u mblodh pas disa shtyrjeve, u regjistrua më pak se 24 orë pas zbritjes së rezultatit nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama,” shkruan Kathimerini.

AlbaniaWeb.net