Aksdient në Shkodër, makina shpërthen në flakë, dy të lënduar
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Shkodër-Guri i Zi, në vendin e quajtur Ura e Kirit.
Si pasojë e aksidentin kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e makinave, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Një prej makinave të aksidentuara është përfshirë nga flakët, por personat që ishin brenda kanë arritur të dalin në kohë.
Mësohet se aksidenti ka ardhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Njëra prej makinave të përfshira në aksident ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë zjarrfikësja që bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Po ashtu në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë, të cilët nisën menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.