Deputetët e PD-së bllokojnë të gjitha hyrjet, Edi Paloka pengon portën e administratës
nuk u lejuan të futeshin në seancën e sotshme plenare .
Por kjo situatë duket se nuk ka kaluar pa trazira pasi deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës, ndërsa kjo e fundit nuk i ka lejuar ata që të futen në sallën e seancave plenare.
Nga ana tjetër, opozita ka gjetur një tjetër strategji për të penguar punimet e Kuvendit.
Deputetët demokrat kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Parlamentit.
Edi Paloka dhe disa deputetë të tjerë kanë penguar dhe portën ku futet administrata dhe gazetarët për në llozhet e seancës.