Fri, Nov 29, 2024

Gjykata shpall të pafajshme nënën që u burgos për vrasjen e 4 fëmijëve!

  • PublishedDecember 14, 2023

Një australiane e cila për 20 vite me radhë qëndroi në burg si e akuzuar për vrasjen e katër fëmijëve të saj, tashmë është shpallur e pafajshme dhe është liruar nga burgu, për të cilën avokatët e saj kërkuan dëmshpërblim të konsiderueshëm.

Sipas CNN, Kathleen Folbigg në qershor të këtij viti u shpall e pafajshme dhe u lirua nga burgu pas vendimit të gjyqtarit Tom Bathurst, i cili rishqyrtoi të gjitha provat e paraqitura në gjyqin e saj në vitin 2003 dhe doli në përfundimin e saktë.

Por, një vendim zyrtar nga Gjykata e Apelit Penal të Uellsit të Ri Jugor ishte i nevojshëm për të rrëzuar dënimin, dhe një panel gjyqtarësh vendosi se ajo duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.

Folbigg me gjithë dëshpërimin për bebet e saj, u dënua në vitin 2003 për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave nga viti 1989 deri në 1999. Nuk kishte asnjë provë që ajo i vrau, por gjykata ishte e bindur se shanset që të gjithë të vdisnin për shkaqe natyrore ishin aq të pakta, duke u bindur në fakt se ajo i kishte vrarë të katërt fëmijët e saj.

Në vitin 2022 shkencëtarët zbuluan një gen mutacion të panjohur më parë në dy vajzat e saj, i cili mund të kishte qenë fatal.

Foshnja e parë Caleb vdiq në 1989, e ndjekur nga Patrick në 1991, Sarah në 1993 dhe Laura në 1999. Tre vdekjet e para fillimisht iu atribuan sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), një term që përdoret kur foshnjat nën moshën një vjeç vdesin pa ndonjë arsye të dukshme.

Në atë vit ajo u shpall nga mediat si “vrasësja më të keqe në Australi”, raporton CNN, duke shtuar se Folbigg u dënua bazuar në supozimin e rremë të një pediatri, i cili pretendoi se vdekja e papritur e një foshnje në familje është një tragjedi, dy janë të dyshimta dhe tre janë vrasje.