Fri, Nov 29, 2024

Ish-ministri Bumçi dëshmon në gjyqin e Mediut, mungon Shkëlzen Berisha

  • PublishedDecember 14, 2023

Ish-ministri i Drejtësisë në vitet 2005-2007, u paraqit të enjten para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në cilësinë e dëshmitarit në çështjen gjyqësore kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, , iu përgjigj dhjetëra pyetjeve të prokurorit të çështjes , të pandehurit Fatmir Mediu, si dhe pyetjeve të përfaqësuesve ligjorë të këtij të fundit. Po ashtu, dëshmuan bazuar në pyetjet e ngritura nga palët edhe sekretarja e tij në atë periudhë, dhe ish-këshilltari ligjor i Mediut, Plarent Ruka.

Ndërkohë, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk u paraqit të enjten në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar. Në fund të seancës, gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka sqaroi se nuk kishte mbërritur konfirmim nëse Berisha dhe tre dëshmitarë të tjerë ishin njoftuar. I pyetur për qëndrim, prokurori Klodian Braho u shpreh se njoftimi ishte dërguar sipas adresave që dispononin më parë dhe kërkoi që të shtyhet seanca e të dërgohen njoftimet për katër dëshmitarët në gjithë adresat e mundshme për njoftimin e tyre.

Bumçi dhe Zili u pyetën ndër të tjera mbi rrethanat e një shkrese të dërguar me faks në vitin 2007 nga Ministria e Drejtësisë në atë të Mbrojtjes, ku ka qenë një shënim për “Z. Shkëlzen Berisha”. Ish-ministri Bumçi mohoi të kishte bërë ndonjëherë shënim të tillë dhe vërejti se kur e kishte parë në medie një gjë të tillë kohë pas ngjarjes, kishte kryer kallëzim penal për këtë situatë. Bumçi pretendoi se kuptohej lehtësisht se shkrimi në shënim nuk është i ngjashëm me shkrimin e tij.

Megjithatë, ai pranoi se mund të ishte takuar rreth dy herë me Shkëlzen Berishën në zyrë gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe se kishin diskutuar vetëm për fushatën dhe asnjëherë për çështje armësh apo diçka tjetër. Ai theksoi se marrëdhëniet me Shkëlzen Berishën i ka vetëm politike.

Bumçi pohoi se shkresat përgatiteshin nga drejtoritë përkatëse. Ai solli në vëmendje se nuk ishte jurist dhe nuk të bënte debat të shtuar mbi konkluzionet e ekspertëve të drejtorive përkatëse.

Ish-sekretarja e Bumçit, Alma Zili deklaroi se në periudhën kur rezulton të jetë dërguar faksi me shënim për Berishën, nuk ka qenë në detyrë. E pyetur për procedurën që ndiqnin shkresat, Zili shpjegoi se pasi ato cikloheshin nga ministri, kalonin në paradhomën e arkiv-protokollit ku regjistroheshin. Për axhendën e takimeve ajo sqaroi se mbante një bllok shënimesh, për që nuk ishte i miratuar.

Ish-këshilltari i Mediut, Plarent Ruka iu përgjigj pyetjeve, ndërkohë që theksoi se u qëndronte deklarimeve të dhëna pas ngjarjes, pasi sipas tij kishte kaluar kohë e gjatë dhe nuk mund të kujtonte gjithçka.

Ish-Ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu paraqiti më 30 nëntor në gjykatë dëshminë lidhur me procesin penal në ngarkim të tij për përgjegjësinë në ngjarjen e Gërdecit. Ai pranoi përgjegjësinë morale, por mohoi atë penale dhe këmbënguli se vepra penale për të cilën akuzohet është parashkruar dhe nuk mund të penalizohet.

 Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.