Fri, Nov 29, 2024

Shevchenko kandidat i vetëm, do të jetë president i Federatës së Futbollit të Ukrainës

  • PublishedDecember 14, 2023

Legjenda e Milanit dhe fituesi i “Topit të Artë”, Andriy Shevchenko, mund të marrë postin si President i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Ish-sulmuesi është i vetmi kandidat i paraqitur për këtë pozitë, sipas raportimeve të mediave, në zgjedhjet për presidentin e ri të UAF që do të mbahen më 25 janar 2024.

Shevchenko ishte asistent i trajnerit Mykhaylo Fomenko në vitin 2016 dhe më pas mori rolin e trajnerit kryesor të ekipit kombëtar ukrainas nga korriku 2016 deri në gusht 2021, duke e drejtuar në 52 ndeshje. Roli i tij i vetëm si trajner ishte në Serie A me Genoan nga nëntori 2021 deri në janar 2022.

Ai shënoi 48 gola në 111 paraqitje me Ukrainën si lojtar dhe ka punuar pa u lodhur për të rritur ndërgjegjësimin dhe fondet për vendin e tij ndërsa merret me pushtimin nga Rusia. Sheva gjithashtu publikoi së fundmi një libër me kujtimet e tij që tregon përvojat e fëmijërisë, si dhe karrierën e tij me Dinamon e Kievit, Milanin dhe Chelsean.