Fri, Nov 29, 2024

Si është të luash skena erotike në moshën 54 vjeçare? Jua tregon Aniston

  • PublishedDecember 14, 2023

Jennifer Aniston interpreton me Jon Hamm në sezonin e tretë të programit të saj Apple TV+ “The Morning Show” dhe te dy aktorët shihen në një nga episodet në skena mjaft intime me njëri-tjetrin.

Skena ishte e nxehtë, teksa Aniston krejtësisht e zhveshur rrotullohej ne shtrat me aktorin e ‘Mad Men’, që vendos duart mbi gjoksin e saj të zhveshur.

Në numrin e ri të Variety, Aniston i tha bashkëpunëtores së saj në “Morning Show”, se e pyeten nëse ndihej mirë duke xhiruar këto skena.

“Ata na pyetën nëse donim një koordinator të intimitetit. Unë vij nga kohëra te lashta, kështu që thashë: “Çfarë do të thotë kjo?” Ata thanë: “Aty ku dikush të pyet nëse je mirë” dhe unë them, “Të lutem, kjo është e sikletshme mjaftueshëm”,-u shpreh aktorja.

“Ne jemi të rritur, mund ta kuptojmë këtë”-i tha Reese Jennifer.

Aniston është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj.

Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.