“Pyetje shumë e rëndë” – për çfarë hezitoi të përgjigjej Kaderi?
Në ‘Darkën e të Nominuarve’ një pyetje e sikletshme iu bë banores, Kader Kicajt.
Ishte Blero ai që e pyeti se kë nga konkurrentët, Albyn apo Lumin do të shpëtonte, në një rast të caktuar.
“Në mes të Albyt dhe Lumit, kë do ta shpëtoje po të kishe rastin për ta vazhduar lojën?”, ishte pyetja që iu bë.
“Të lutem, a ka mundësi se është një pyetje shumë e rëndë për mua, unë Albyn e dua shumë edhe Lumin e dua shumë”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi: “Shoqja është shoqe, për një mashkull as shoqen nuk kam qejf me e humb. Edhe nëse Lumi kish me qenë fati i jetës time, unë as fatin e jetës tem nuk e humbi për një shoqe. Nuk e di a mundem me u përgjigj për këtë pyetje”.
Kujtojmë që Lumbardhi ka shprehur një pëlqim haptazi për Kaderin dhe kjo e fundit duket se ndjen të njëjtën gjë.